20 trajnere dhe trajnerë janë të gatshëm të angazhohen në përmirësimin e kapaciteteve të OJQ-ve për të monitoruar dhe për të marrë pjesë në politikë-bërje në nivel lokal.
Trajnimit treditor në temën “Pjesëmarrja në vendimmarrje dhe politikë-bërje në nivel lokal” u realizua në formë të diskutimeve, punëve në grupe, shkëmbimit të informacionit, si dhe simulimit të proceseve reale.
Kështu, trajnerët e ardhshëm u familjarizuan me politikat dhe legjislacionin që rregullon qeverisjen lokale në Kosovë si dhe fituan aftësitë e nevojshme për angazhimin e OJQ-ve lokale në adresimin e çështjeve të komunitetit përmes monitorimit dhe pjesëmarrjes në proceset vendimarrëse në nivel lokal.
Ky trajnim është realizuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.