Instituti KLGI bashkë me komunat po eksplorojnë iniciativa inovative në fushën e qeverisjes lokale
Përfaqësuesit e Institutit KLGI sot janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ku kanë diskutuar lidhur me perspektivat dhe sfidat në fuqizimin e nivelit lokal. Vizita në këtë komunë u realizua në kuadrin e mentorshipeve që po ofron Instituti KLGI për komunat partnere që kërkojnë asistencë profesionale dhe teknike, si intervenim specifik i dalë nga projekti “Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme - SSSM” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.