Vizita studimore në Republikën e Shqipërisë
Në kuadër të modulit të Akademisë për Qeverisje lokale, është organizuar programi i vizitës studimore në Republikën e Shqipërisë nga data 10/13 shkurtë 2013. Kjo vizitë studimore ka për qëllim bashkëbisedimin me zyrtarë të qeverisjes lokale dhe qendrore, në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që të njoftohemi me zhvillimet dhe reformat që Republika e Shqipërisë ka ndërmarrë përgjatë procesit të integrimit evropian.