MAPL dhe KLGI dakordohen për intensifikimin e bashkëpunimit
Në zyrat e Instituti KLGi sot, Drejtori Ekzekutiv z. Besnik Tahiri takoi sekretaren e përhershme të MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj.
Në zyrat e Instituti KLGi sot, Drejtori Ekzekutiv z. Besnik Tahiri takoi sekretaren e përhershme të MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj.
Sot, në hapësirat e Institutit KLGI, u mbajt sesioni i parë i grupit tematik: “Zhvillimi Ekonomik Lokal, Financat Lokale dhe Investimet Kapitale” me ç’rast u adresuan një seri temash të rëndësishme për nivelin lokal, nisur nga ato që ndërlidhen me buxhetimin, planifikimin e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal. Po ashtu u vendosen objektivat dhe agjenda e sesioneve të radhës, në mënyrë që të arrihet pa vonesa në hartimin e dokumentit të politikave për nivelin lokal.
Në hapësirat e Institutit KLGI, në kuadër të programit LGA-Empower, u mbajt një takim konsultativ me kryetarë të komunave, zyrtarë të nivelit lokal dhe qendror. Njëkohësisht, në këtë ngjarje u mbajt edhe takimi lamtumirës për Ambasadorin e OSBE, z. Jean – Claude Schlumberger.
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, pas gjashtë muajsh trajnimit intensiv nëpërmjet programit edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale - (LGA)”, mbajti sesionin e fundit, me ç’rast u certifikuan vijuesit e gjeneratës së pestë të këtij programi. LGA, është rrjeti më i madh i edukimit për zyrtarët komunal, ku në programet e tij përfshinë sesione ligjerimi dhe trajnimi, shkëmbim të përvojave rajonale, punë grupore dhe diskutime të fokusuara të akterëve lokal.
Instituti KLGI, pas tetë vitesh angazhimi në fushën e qeverisjes lokale, nëpërmjet programeve të avancuara edukative, hulumtimeve, analizave dhe raporteve periodike, trajnimeve, punëtorive dhe rrjetëzimit ka nisur një dimension të ri të angazhimit me hapësira multi-funksionale trajnimesh, salla pune dhe programe të reja.
Në zyrat e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokal, në një takim të veçantë u prit një delegacioni nga programi amerikan Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCM). Në takim ndër të tjera…
Vrojtim nga menaxheri i programeve z. Besnik Muçaj, lidhur me atë që po quhet referendumi i parë në Kosovë. Nisur nga fryma Kushtetuese, Republika e Kosovës njeh të drejtën e…
Kjo lidhje me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale do të mundësojë rishikimin decentralizimin në regjion.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI, z. Besnik Tahiri në kuadër të angazhimit të tij me Institutin Demokratik Amerikan (NDI) po qëndron në Mbretërinë e Jordanisë. Gjatë takimeve të tij me institucionet qendrore dhe lokale, z. Tahiri ka zhvilluar edhe një takim pune edhe me partnerin e KLGI-së “Al-Hayat Center” ku është diskutuar rreth sfidave të qeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit në të dyja vendet.
Sot, në një takim ndër-institucional, nga niveli lokal, qendrorë, organizata ndërkombëtare dhe vendore u prezantuan të gjeturat nga raporti periodik tre vjeçar Mozaiku i Kosovës. Ky, dokument hartohet nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID). Mozaikut i Kosovës 2015 është vazhdimësi e raporteve të UNDP-së që nga viti 2003.