Klientelizmi, një fenomen shqetësues për Kosovën
Klientelizmi është një fenomen shqetësues për qeverisjen lokale dhe qendrore në Kosovë. Madje, në disa raste mund të cilësohet më i rrezikshëm se sa korrupsioni për funksionimin normal të shtetit. Kështu ka theksuar Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, gjatë Modulit të Tretë, të Akademisë për Qeverisje Lokale, i cili u mbajt në Durrës për tri ditë radhazi, ku morën pjesë përfaqësuesit e disa komunave, zyrtarë të Auditorit Gjeneral si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.