Komunat përballen me sfida zinxhirore

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, pas gjashtë muajsh trajnimit intensiv nëpërmjet programit edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale - (LGA)”, mbajti sesionin e fundit, me ç’rast u certifikuan vijuesit e gjeneratës së pestë të këtij programi. LGA, është rrjeti më i madh i edukimit për zyrtarët komunal, ku në programet e tij përfshinë sesione ligjerimi dhe trajnimi, shkëmbim të përvojave rajonale, punë grupore dhe diskutime të fokusuara të akterëve lokal.

Continue ReadingKomunat përballen me sfida zinxhirore

Instituti KLGI, hapësirë dhe promotor i komunave

Instituti KLGI, pas tetë vitesh angazhimi në fushën e qeverisjes lokale, nëpërmjet programeve të avancuara edukative, hulumtimeve, analizave dhe raporteve periodike, trajnimeve, punëtorive dhe rrjetëzimit ka nisur një dimension të ri të angazhimit me hapësira multi-funksionale trajnimesh, salla pune dhe programe të reja.

Continue ReadingInstituti KLGI, hapësirë dhe promotor i komunave

Instituti Al-Hayat në Amman merr rekomandimet e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI, z. Besnik Tahiri në kuadër të angazhimit të tij me Institutin Demokratik Amerikan (NDI) po qëndron në Mbretërinë e Jordanisë. Gjatë takimeve të tij me institucionet qendrore dhe lokale, z. Tahiri ka zhvilluar edhe një takim pune edhe me partnerin e KLGI-së “Al-Hayat Center” ku është diskutuar rreth sfidave të qeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit në të dyja vendet.

Continue ReadingInstituti Al-Hayat në Amman merr rekomandimet e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

Mozaiku i Kosovës, trajton duke i bashkuar problematikat e komunave

Sot, në një takim ndër-institucional, nga niveli lokal, qendrorë, organizata ndërkombëtare dhe vendore u prezantuan të gjeturat nga raporti periodik tre vjeçar Mozaiku i Kosovës. Ky, dokument hartohet nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID). Mozaikut i Kosovës 2015 është vazhdimësi e raporteve të UNDP-së që nga viti 2003.

Continue ReadingMozaiku i Kosovës, trajton duke i bashkuar problematikat e komunave

Tahiri prezantoi analizën e KLGI-së për nivelin e decentralizimit në Ballkanin Perëndimor

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, në Paris, z. Tahiri prezantoi analizën e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale për nivelin e decentralizimit në vendet e Ballkanit Perindimor, në veçanti elemente nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Continue ReadingTahiri prezantoi analizën e KLGI-së për nivelin e decentralizimit në Ballkanin Perëndimor