Ambasada e Norvegjisë në Kosovë dhe Instituti KLGI organizuan pritje për kryetarët e komunave dhe akterët e qeverisjes locale
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, së bashku me Institutin KLGI organizuan pritje për të gjithë Kryetarët e Komunave të Kosovës, përfaqësues të ministrive të linjës si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të zhvilluar një diskutim joformal për arritjet, sfidat dhe perspektivat në fushën e Qeverisjes Lokale në Kosovë.