Prishtinë, 16 mars – Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale Besnik Tahiri priti një delegacion të instituteve dhe botës akademike nga Qiprja që po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, me të cilët diskutoj rreth mundësive të bashkëpunimit.
Në kuadrin e Projektit KSTalksEU një delegacion Qipriot qëndroj në zyrat e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale. Fillimisht drejtori i KLGI-së Besnik Tahiri informoi mysafirët lidhur me aktivitetet që po zhvillon Instituti në përkrahjen dhe avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.
Ndërkaq delegacioni Qipriot u interesua rreth programeve specifike që KLGI ofron për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarëve komunal në vendin tonë, siç është program edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale”. Duke e parë këtë si mundësi të shkëmbimit të praktikave të mira në mes vendeve respektive. Para së gjithash u tha se është i rëndësishëm ndërtimi i urave të komunikimit në mes Institucioneve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me theks për vendet që se kanë njohur Kosovës.
Vizita është organizuar nga programi KSTalksEU që synon rritjen e interaksionit në diplomaci publike, kulturore dhe parlamentare të institucioneve, aktivistëve dhe shoqërisë civile kosovare me shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.