Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe OSBE-ja në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAP) ka përmbyllur një seri trajnimesh me regjionet e komunave të Kosovës për të me temën “Iniciativat për Bashkëpunim Ndër-komunal”.
Trajnimet u mbajtën gjatë pesë ditëve në regjionet: Prizren, Pejë, Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë, që kishin për qëllim trajtimin e mundësive që bashkëpunimi ndër-komunal ua ofron komunave në realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta.
Përgjatë trajnimeve, pjesëmarrësit në grupe trajtuan dhe diskutuan format dhe procedurat e bashkëpunimit ndër-komunal. Ndërkaq, diskutuan për bazën ligjore dhe të shohin modelet e mira nga rajoni dhe vendet e zhvilluara.
Pjesëmarrësit shprehën interes dhe gatishmëri për të bashkëpunuar me projekte të përbashkëta, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
Bashkëpunimi ndër-komunal bazohet në vullnetin e lirë të komunave për të krijuar marrëdhënie të bashkëpunimit duke krijuar ndarjen e roleve dhe resurseve komunale për nevojat e bashkëpunimit. Para së gjithash, bashkëpunimi ndër-komunal është shumë i rëndësishëm për të ofruar shërbime efikase që ngrisin nivelin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe mirëqenien kolektive.
Pra, bashkëpunimi ndër-komunal është mundësi e mirë për planifikim të integruar, ofrim të shërbimeve më gjithëpërfshirëse, përmirësim i qeverisjes lokale, rritje e qasjes në një gamë më të gjerë aftësish, zhvillim socio-ekonomik lokal dhe rajonal.
KLGI u është përkushtuar analizave dhe studimeve që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, nëpërmjet programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.