Instituti KLGI thellon bashkëpunimin strategjik në rajon
Në kuadër të programit në ‘Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme (SSSM)’, Instituti KLGI nisi ditën e parë të trajnimit modular tre-ditor i cili po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë. Vizita ka për synim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit strategjik, njëherësh adresimin dhe njohjen e praktikave të Maqedonisë në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal.