Instituti KLGI, pjesë e vlerësimit të indeksit të Observatorit Rajonal të Decentralizimit
Menaxheri i Programeve në Institutin KLGI z. Valmir Gashi, mori pjesë në punëtorinë e katërt të Observatorit Rajonal të Decentralizimit (RDO) që u organizua nga NALAS dhe e përkrahur nga OSBE që u mbajt në Shkup, në datat 13-15 nëntor. Në këtë punëtori regjionale u testuan metodologjia dhe indikatorët e RDO. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Rumania, Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.