Në një atmosferë dinamike dhe motivuese, Grupi i Auditimit Social në Komunën e Drenasit mbajti trajnimin e parë lidhur me Auditimin Social të projekteve të financuara nga Granti i Performancës. Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të siguruar transparencë dhe efikasitet në menaxhimin e fondeve publike.
Grupi i Auditimit Social u informuan për metoda të avancuara për monitorimin e projekteve, për të vlerësuar performancën e tyre dhe për të identifikuar fushat ku mund të bëhen përmirësime. Gjithashtu, u diskutuan hapat e nevojshëm për të realizuar auditimin social në mënyrë efektive, duke përfshirë planifikimin, mbledhjen e të dhënave, analizimin e rezultateve dhe raportin e gjetjeve.
Projekti i Auditimit Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).