Në Komunën e Lipjanit, një angazhim i jashtëzakonshëm i profesionistëve, përfaqësuesve të organizatave dhe aktivistëve socialë ka çuar në krijimin e një procesi të rëndësishëm për përfshirjen e grupeve të interesit në formimin e politikave dhe alokimin e fondeve komunale.
Tri grupe tematike – Barazia Gjinore, Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Grupet e Cenueshme – kanë identifikuar problemet që prekin këto grupe, kanë bërë analiza të thella, dhe kanë formuluar çështje konkrete që u janë adresuar autoriteteve komunale.
Puna e tyre ka qenë një bashkëpunim i fortë dhe i dobishëm, ku janë sjellë rekomandime të qarta dhe konkrete për të përmirësuar kushte për këto grupe dhe për t’i integruar ato më mirë në politikbërje dhe financim.
Përmbledhjet e punës dhe kontributit të grupeve tematike pasqyrojnë një angazhim të thellë për t’i dhënë zgjidhje problematikave dhe për të avancuar politikat komunale që sigurojnë barazi dhe mundësi për të gjithë qytetarët.
#SMARTBalkansProject#SMARTBalkans#IDM
SMART Balkans