You are currently viewing NDRYSHIMET NË KUVENDET KOMUNALE

NDRYSHIMET NË KUVENDET KOMUNALE

Zgjedhjet lokale 2025 do të zhvillohen me ndryshime në strukturën e Kuvendeve Komunale, si rezultat i ndryshimit të numrit të popullsisë në komuna. 📊👥

Numri i anëtarëve të Kuvendeve Komunale🏛️ përcaktohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Neni 36, pika 1, përcakton se numri i anëtarëve në Kuvendin e Komunës të një komune duhet të jetë proporcional, varësisht nga numri i qytetarëve në komunë. ⚖️

Bazuar në regjistrimin e popullsisë📑dhe rregullat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Kuvendet Komunale do të kenë këto ndryshime:

🔻 Rënie në numrin e anëtarëve do të kenë gjithsej 15 komuna: Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Skenderaj, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Drenas, Deçan, Kamenicë, Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan.

🔺 Rritje në numrin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale do të kenë 2 komuna, konkretisht Fushë-Kosova dhe Shtërpcë.

🚫 Ndërsa, ndryshime nuk do të ketë në 21 komuna: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Podujevë, Lipjan, Viti, Klinë, Istog, Shtime, Obiliq, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mamushë, Novobërdë, Hani i Elezit dhe Junik.

📊 Pra, duke u bazuar në këtë analizë, shumica e komunave (21 nga gjithsej 38) nuk kanë ndryshime në numrin e anëtarëve të Kuvendit Komunal. Një numër i konsiderueshëm prej 15 komunash do të përjetojnë rënie të numrit të anëtarëve, ndërsa vetëm 2 komuna do të ketë rritje.

🔢 Nëse i referohemi numrit të përgjithshëm të anëtarëve të kuvendeve, del se në të gjitha komunat do t’i kemi 60 anëtarë më pakë në Kuvendet Komunale.

Lini një Përgjigje