Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) së bashku me partnerin lokal organizatën joqeveritare Center for Affirmation of Youth – CSAY, mbajtën takim me përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut, në kuadër të Auditimit Social
.
Grupi i Auditimit Social prezantoi gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i projektit të përfshirë në këtë proces: Qendra Informative Turistike në Ranillug , projekt i përzgjedhur nga financimi i skemës së granteve të performancës komunale.
Nënkryetari i Komunës, Vladica Aritonović, dhe nënkryetari për komunitete, Artan Dubova, theksuan rëndësinë e kësaj qendre që do të shërbejë si pikë kyçe informacioni për vizitorët , dhe do të ndihmojë në rritjen e fizibilitetit të komunës si destinacion turistik
duke kontribuuar në zhvillimin ekonomik lokal
. Ata, gjithashtu, shprehën rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit me qytetarët për realizimin e projekteve të tilla
.
Projekti për Auditimin Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) .