Në kuadër të projektit Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti punëtorinë për zyrtarët e Komunës së Graçanicës
, për të diskutuar mbi implementimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e pronësisë.
Qëllimi i punëtorisë ishte identifikimi i hendeqeve ligjore lidhur me çështjet e pronës, me qëllim përmirësimin dhe thjeshtimin e zbatimit të ligjeve ekzistuese . Zyrtarët komunalë
e mirëpritën një iniciativë të tillë, duke theksuar rëndësinë e implementimit të një kuadri ligjor më të fortë dhe më të qartë për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë
. Ata theksuan se një bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve lokale dhe projekteve të tilla është kyç për rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë së pronave për qytetarët.
Projekti Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), zbatohet nga ATRC, bashkë-zbatohet nga KLGI dhe financohet nga Banka Botërore/Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!