You are currently viewing Akademia për Qeverisje Lokale – Gjenerata e njëmbëdhjetë

Akademia për Qeverisje Lokale – Gjenerata e njëmbëdhjetë

🏛 Njëzetë zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në nivel lokal kanë filluar trajnimin e avancuar “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”

📚 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) lansoi gjeneratën e njëmbëdhjetë të programit të avancuar “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”. Ky takim kishte për qëllim njohjen e pjesëmarrësve të kësaj gjenerate me kurrikulën e programit të avancuar LGA.

🤝 Ky program ka bashkuar njëzetë zyrtarë komunalë dhe përfaqësues nga shoqëria civile me rrjetin më të madh të akterëve komunalë, që përfshin mbi pesëqind pjesëmarrës nga dhjetë gjenerata të mëparshme të “Akademisë për Qeverisje Lokale”.

🎓 Akademia për Qeverisje Lokale është një program trajnimi që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, përfaqësuesit e ministrive të linjës dhe aktorët e shoqërisë civile. Programi trajnues fokusohet në promovimin e një koncepti modern të qeverisjes lokale përmes moduleve trajnuese, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira nëpërmjet vizitave studimore.

📋 Programi LGA përmban pesë module trajnimi:

🌍 Demokratizimi dhe Qeverisja e Mirë;

📊 Cikli i Politikave Publike në Nivel Lokal;

📈 Politikat Strategjike dhe Zhvillimore Komunale;

🤝 Zhvillimi i Programeve dhe Partneriteti me Donatorët;

🌐 Praktikat dhe Modeli Rajonal i Qeverisjes Lokale / Vizitë Studimore.

Lini një Përgjigje