You are currently viewing Takimi i dytë për procesin e Auditimit Social në Ranillug

Takimi i dytë për procesin e Auditimit Social në Ranillug

🤝Grupi i Auditimit Social në Komunën e Ranillugut, me partner lokal organizatën Center for Social Affirmation of Youth, mbajtën takimin e dytë për analizimin e dokumenteve të procesit të auditimit social 📊.

Është e vlefshme që procesi i auditimit po zhvillohet në faza të ndryshme, si në planifikim, prokurim, zbatim dhe monitorim 📅🔍. Në Komunën e Ranillugut, auditorët socialë vlerësuan procesin e planifikimit dhe fazat që po zhvillohen në prokurim, duke shqyrtuar në detaje dokumentet e siguruara, përfshirë edhe projektin “Qendra Informative Turistike” 🏛🌍.

Përtej kësaj, grupi i Auditimit Social ngriti çështje që mund të ndikojnë në projekt në disa aspekte, duke përfshirë edhe ato të sigurisë⚠, pasi projekti planifikohet të zhvillohet afër zonës së gjuetisë 🎯.

Pas kësaj faze, grupi i Auditimit Social do të zhvillojë aktivitete lidhur me projektin, përfshirë vizita në terren dhe takime me zyrtarët komunalë dhe grupet e interesit 🗺👥.

Projekti për Auditimin Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 🏛.

Lini një Përgjigje