You are currently viewing Në Shtime u mbajt takimi i dytë për procesin e Auditimit Social

Në Shtime u mbajt takimi i dytë për procesin e Auditimit Social

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Grupi i Auditimit Social 👥️ në Komunën e Shtimes me koordinator lokal organizatën LDA, mbajtën takimin e dytë ku diskutuan dhe analizuan në detaje kontratën dhe dokumente tjera të projektit “Zgjerimi i ndriçimit publik në Shtime” 💡. Qëllimi i takimit ishte evidentimi i çështjeve kyçe për të garantuar që nevojat dhe interesat e komunitetit të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. 🏛️

Gjatë diskutimeve u dhanë ide dhe mendime se ndriçimi publik, jo vetëm që është thelbësor për zhvillimin e komunës, por gjithashtu rrit sigurinë qytetare, sidomos nëpër fshatra, si dhe krijon një mjedis më mikpritës për aktivitete sociale. 🌟

Pas kësaj faze vlerësuese, grupi do të realizojë inspektime në terren për të verifikuar përputhshmërinë e punimeve me detajet e kontratave 📑. Kjo do të ndihmojë në sigurimin e gjetjeve të sakta dhe rekomandimeve për Komunën e Shtimes, duke mbështetur përfshirjen qytetare dhe transparencën. 🔍

Projekti i Auditimit Social mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. 🤝

Lini një Përgjigje