You are currently viewing Takimi i dytë për procesin e Auditimit Social në Gllogoc

Takimi i dytë për procesin e Auditimit Social në Gllogoc

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Në Komunën e Drenasit🏛, pas përfundimit të trajnimit për procesin e Auditimit Social, është siguruar një përfshirje e gjerë e qytetarëve 🗣përmes një thirrjeje publike, duke mundësuar angazhimin e komunitetit në proces.

Grupi i Auditimit Social 👥️ udhëhequr nga organizata CEDE, pas sigurimit të kontratave, ka nisur analizimin duke përdorur metodologjinë e kërkimit në ueb-faqe dhe kërkesat për qasje në dokumente publike, si një mjet për të vlerësuar nivelin e transparencës së komunës.

Kontratat dhe skicat e projektit 🖇 për sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” janë marrë si dokumentacion fillestar për analizë 📝. Ky proces përfshiu qytetarët, grupet e interesit dhe një vlerësim të veçantë për grupet e cenueshme, me qëllim të identifikimit të ndjeshmërisë dhe ndikimit të projektit tek këto grupe.

Pas këtij vlerësimi, grupi i auditimit do të dalë në terren për të inspektuar 👀 punimet dhe për të krahasuar përputhshmërinë e tyre me detajet e kontratave. Ky proces do të sigurojë gjetje të sakta 💼.dhe rekomandime për Komunën e Drenasit, duke u mbështetur në transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal🏛.

Lini një Përgjigje