You are currently viewing Trajnimin për vullnetarët në rajonin e Prizrenit

Trajnimin për vullnetarët në rajonin e Prizrenit

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🌍, në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës” (NDP) 📜, organizoi trajnimin për vullnetarët në rajonin e Prizrenit, që përfaqëson dallueshmëri etnike, duke përfshirë komunitetet rom, ashkali, egjiptian, si dhe zona të thella rurale 🌳. Vullnetarët do të angazhohen në kampanjën Door-to-Door 🚪, e cila synon zgjidhjen e çështjeve të pronës.

Projekti përmirëson qasjen në informacion 📊 për regjistrimin e pronës dhe ofron këshillim për të drejtat pronësore ⚖️, me fokus te gratë 👩‍🦰, të rinjtë 👦 dhe personat e cenueshëm. Qasja më e lehtë në informacion do të ndihmojë individët të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre pronësore dhe procedurat e regjistrimit 🏡.

Projekti zbatohet nga ATRC, bashkë-zbatohet nga KLGI dhe financohet nga Banka Botërore/Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim 💼.

Lini një Përgjigje