You are currently viewing Grupet tematike në Viti diskutojn të dhënat nga statistikat dhe raportet

Grupet tematike në Viti diskutojn të dhënat nga statistikat dhe raportet

Instituti KLGI vazhdon të mbështesë grupet tematike në projektin “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, i mbështetur nga SMART Balkans. Organizatat lokale dhe aktivistët socialë, në Komunën e Vitisë përmes grupeve tematike, kanë siguruar përfshirje të plotë me pjesëmarrjen e qytetarëve të prekur direkt, profesionistëve dhe kontribuesve në këtë fushë.

Grupet tematike kanë mbledhur të dhëna nga statistikat dhe raportet në fusha të ndryshme si barazia gjinore, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet pakicë. Çështjet e identifikuara kanë kaluar në një proces analizë, ku të dhënat e nxjerra, me mbështetje profesionale, janë ndërthurur me legjislacionin, strategjitë, politikat dhe financimet komunale.

Në këtë fazë, para adresimit, janë hartuar çështjet dhe nevojat në lidhje me politikat dhe financimet komunale. Pas diskutimeve me grupet tematike, rastet indikative janë inkurajuese për angazhimin e anëtarëve të grupeve tematike, si dhe për shembujt e adresimit dhe avancimit të politikave komunale.

Në procesin e monitorimit, do të vlerësohen rezultatet e arritura, të cilat do të promovohen si modele të angazhimit. Nga praktikat e ndërtuara në komunat e targetuara, ekziston një përgatitje më e madhe për bashkë-krijimin e politikave mes komunave dhe grupeve përfaqësuese.

Ky takim u organizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Hulumtim dhe Politika (CRPM), dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA).

#SMARTBalkansProject#SMARTBalkans#IDM

Lini një Përgjigje