Me ftesë të drejtorit të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore z. Bekim Murati, në kuadrin e mbështetjes për përmirësimin e politikave të financimit të nivelit lokal, Drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave z. Salvador Elmazi dhe Drejtori i Institutit KLGI z. Besnik Muçaj morën pjesë në takimin e Këshillit Konsultativ në mes qeverisë dhe nivelit lokal (vendor).
Në këtë ngjarje, prezantuan Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë z. Arben Ahmetaj, Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme znj. Romina Kuko dhe kryetarë bashkish nga Republika e Shqipërisë. Në këtë ngjarje fjalë përshëndetëse pati Drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave z. Salvador Elmazi, ku e vlerësoi rëndësinë e veçantë të takimit pasur parasysh se në fokus kishte trajtimin e tre projektligjeve që prekin financat lokale “Për Buxhetin Vendor 2019”, “Për sistemin e Taksave Vendore” si dhe “Për përmirësimin e Zonave të Biznesit”.
Ndërkohë Zëvendësministrja Kuko, vlerësoi lartë angazhimin e institucioneve të Kosovës në reformat e ndërmarra dhe poashtu kontributin e institutit KLGI për rolin profesional që ka në rritjen e komunikimit dhe ndër-veprimit në mes dyja vendeve. Këtu u theksua edhe për nevojën e thellimit të komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave në interes të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit që prekim financimin e pushtetit lokal (vendor).
Ky takim ishte një mundësi e mirë, për të avancuar agjendën e përbashkët në interes të reformave dhe forcimit të bashkëpunimit në të gjitha nivelet në rrugëtimin e vendeve përkatëse dhe gjithë rajonit drejt proceseve integruese.