Instituti KLGI po ofron mbështetje të fokusuar për komunat e vogla
Në kuadrin e mentorshipeve që po ofron Instituti KLGI për 14 komunat nën 22 mijë banorë, si intervenim specifik i dalë nga projekti “Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme - SSSM” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, me kërkesë të Komunës së Parteshit sot stafi i Institutit KLGI takoi përfaqësuesit e komunës në fjalë.