Procesi i draftimit të Ligjit për Financat e Pushtetit lokal kërkon konsultim të hapur, të gjerë dhe gjithëpërfshirës
Instituti KLGI, në rolin mbështetës për procesin e draftimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës dhe DEMOS, ka nisur procesin e konsultimit të gjerë me akterët relevantë si pjesë e fazës së parë të zhvillimit të koncept-dokumentit të këtij Ligji. Përvec takimeve konsultimeve me akterët, po zhvillohen edhe vizita studimore në rajon me qëllim të shkëmbimit të përvojave në fushën e financave lokale.