Ndër-veprimi i komunave dhe komuniteteve hap shtigje të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim
Kryetari i Komunës së Parteshit, z. Dragan Petkovic, ka pritur në një takim diskutues përfaqësuesit e Institutit KLGI, të cilët ndodhen për një vizitë në Partesh. Fillimisht, drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, ka uruar Kryetarin Petkovic për marrjen e detyrës, ndërkaq Kryetari Petkovic ka njoftuar përfaqësuesit lidhur me mbarëvajtjen e punëve në komunën e Parteshit, projektet të cilat janë duke u realizuar dhe punët që po e presin këtë komunë në të ardhmen.