Komunat e qëndrueshme, forcë shtytëse drejt integrimit evropian
Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Vienë të Austrisë, takoi Zëvendës-Sekretarin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Austrisë, Nicolaus Drimmel. Në takim u diskutua për rolin e komunave në procese zhvillimore të shteteve, me theks për rrugën drejt integrimit evropian.