Pa strategji të qëndrueshme nuk mund të synohen projektet zhvillimore
Në kuadër të projektit “Një përpjekje drejt një qeverisje të qëndrueshme dhe funksionale”, në Republikën e Maqedonisë, Instituti KLGI po ofron trajnimin për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal për planifikim strategjik. Në kontekst të planifikimit strategjik në nivel komunal, në sesionin e parë trajnues, ligjëruesi z. Fatmir Bytyqi, njëherësh Ekspert i Fondeve të BE-së, vuri theks të veçantë në modelin e integruar organizativ, menaxhimin me cikël projekti dhe identifikimin e projekteve.