Në ngjarjen solemne të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) në prezencën e shumë mysafirëve, partnerëve dhe përfaqësuesve institucionalë, e në veçanti nga Zyrat e Auditorëve nga vendet mike, njëherësh model e partnere të Zyrës Kombëtare të Auditorit dhe vendit tonë u prezantuan arritjet e një institucioni kyç për mirëfunksionimin dhe mirëqeverisjen e një shteti, siç është ZKA.
Ne fjalën e Auditorit Gjeneral, z. Besnik Osmani, u përfaqësua vizioni dhe motivi i këtij mekanizmi në fuqizimin e mekanizmave të kontrollit financiar si themel i qëndrueshëm për rrugëtimin si shtet dhe shoqëri drejt familjes evropiane.
Ngjarja shënoi përkushtimin për 15 vite të një institucioni kredibil dhe shembull në Republikën e Kosovës. Model ky që duhet të na shërbejë në synimet përpara drejt fuqizimit të mekanizmave institucionalë. Në këtë ngjarje ishte mundësi e veçantë diskutimi me partnerët në funksion të angazhimeve të përbashkëta dhe përkushtimit në fushën e demokratizimit dhe mbështetjes së institucioneve për forcimin e qeverisjes së mirë.
Përvjetorët si ky i 15-ti për ZKA-në janë shpresëdhënës se Republika e Kosovës ka arritur shembuj e suksese të përkushtimit e angazhimit profesional nga mekanizmat e tij të pavarur.