Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministrive të linjës dhe akterët e shoqërisë civile. Programi LGA është fokusuar në elaborimin e konceptit modern të qeverisjes lokale përmes moduleve trajnuese, shkëmbimit të përvojave dhe marrjen e praktikave të mira përmes vizitave studimore.
Programi LGA ofron pesë (5) module trajnimi: Demokratizimi dhe Qeverisja e Mirë; Cikli i Politikave Publike në Nivel Lokal; Politikat Strategjike dhe Zhvillimore Komunale; Zhvillimi i Programeve dhe Partneriteti me Donatorët; Praktikat dhe Modeli Rajonal i Qeverisjes Lokale.
Instituti KLGI u është përkushtuar analizave dhe studimeve që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, nëpërmjet programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Norwegian Embassy in Prishtina.