Përfaqësues nga Instituti KLGI prezantuan në Kongresin Nacional ‘Kosova që ne duam’, të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert.

Instituti KLGI pasqyroi punën dhe aktivitetet në marketin e mundësive, njëherësh dha kontribut në dhomat e mendimit në fushat e trajtuara në kuadër të kongresit (arsimi për punësim dhe zhvillim; aktivizmi qytetar për qeverisje të mirë; zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, krijimi i vendeve të punës; puna dhe jeta e dinjitetshme përmes dialogut social dhe mirëqenia sociale dhe politikat shëndetësore).


Instituti KLGI vlerëson lartë kontributin e FES dhe gjithë partnerëve në hapjen e debatit të strukturuar në shërbim të përmirësimit të politikave nëpërmes gjithëpërfshirjes dhe kohezionit shoqëror në fokus të zhvillimit për vendin.


Instituti KLGI do të mbetet kontribues i përhershëm në këto inciativa, në veçanti në adresimin dhe trajtimin e çështjeve dhe politikave që prekin nivelin lokal. Kjo pasi që ky nivel paraqet ndikimin më real dhe të drejtëpërdrejt në jetën e qytetarëve.