Instituti KLGI vazhdon angazhimin në përmirësimin e politikave dhe shërbimeve sociale në nivelin lokal

Në zyrat e Institutit KLGI pritëm në takim përfaqësues nga Qendrat për Punës Sociale (QPS), ku u diskutua për bashkëpunimin në identifikimin e sfidave në fushën e shërbimeve sociale në nivelin lokal.

Gjatë takimit u trajtuan një seri çështjesh që kërkojnë përfshirjen e QPS-ve, nisur nga hartimi i qëndrueshëm i politikave sociale në nivelin lokal; avancimi i mbështetjes për stafin profesional; dhe përmirësimi i legjislacionit në procesin e ndryshimeve për projektligjin për shërbime sociale dhe familjare.

Është evidente se nisur nga raporti për vendin i Komisionit Evropian, raportet e perfomacës dhe raportet tjera kredibile të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, nxjerrin sfida të mëdha në përmbushjen e standardeve në ofrimin e shërbimeve sociale në nivelin lokal.

Për këtë, Instituti KLGI, bashkë me partnerët synon që përmes punëtorive me përfshirjen direkte nga QPS-të, të ofrojë analiza dhe rekomandime për institucionet qendrore dhe lokale. Ky proces lidhet direkt me proceset që afektojnë financimin e qëndrueshëm të shërbimeve sociale, e po ashtu edhe me përmirësimin e politikave në këtë fushë.