You are currently viewing Bashkëpunimi ndër-komunal rrit potencialin për zhvillim ekonomik lokal

Bashkëpunimi ndër-komunal rrit potencialin për zhvillim ekonomik lokal

Institutit KLGI organizoi punëtorinë me temën “Bashkëpunimi dhe Zhvillimi Ndër-Komunal dhe Ndër-Komunitar”, për të diskutuar lidhur me sfidat dhe përpjekjet për të promovuar dhe fuqizuar bashkëpunimin ndër-komunal dhe ndër-komunitar në funksion të qeverisje së mirë dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Bashkëpunimi ndër-komunal është i rëndësishëm në funksion të zhvillimit më të shpejtë ekonomik lokal, të efikasitetit dhe efektivitetit të ofrimit të shërbimeve. Andaj, fokus i veçantë u vendos mbi procesin dhe procedurat e iniciativave për bashkëpunim ndër-komunal, nisur nga identifikimi i prioriteteve për bashkëpunim në mes të dy apo më shumë komunave.

Akterët kryesorë duhet të forcojnë dhe intensifikojnë bashkëpunimin ndër-komunal për të shfrytëzuar mundësitë që ofron kjo fushë, në të kundërtën kjo rezulton më humbje të burimeve, potencialit financiar e njerëzor. Para se gjithash, Komunat duhet të identifikojnë dhe të konkretizojnë fushat e bashkëpunimit duke shfrytëzuar kompetencat të institucioneve komunale.

Edhe pse ka raste të bashkëpunimit ndër-komunal, kjo kryesisht shtrihet në infrastrukturën bazike dhe është me rëndësi që komunat të vazhdojnë komunikimin e mirëfilltë dhe bashkëpunimin në fusha të përbashkëta të menaxhimit dhe ofrimit të shërbimeve. Marrë parasysh rolin e bashkëpunimit në mes të dy apo më shumë komunave, është tejet e rëndësishme që këto forma të bashkëpunimit të jenë efikase edhe në implementim, duke mos mbetur vetëm në letër.

Përtej kësaj, në takim u trajtua edhe bashkëpunimi ndër-kufitar si mekanizëm i rëndësishëm për përmirësimin e fushave të identifikuara në mes dy vendeve. Komunat tashmë kanë mundësi që të avancojnë formën e bashkëpunimit nëpërmjet fondit stimulues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast, sfidë kyçe për komunat doli të jetë kapacitete e mangëta teknike dhe profesionale për të thithur fonde nga programet zhvillimore.

Pjesëmarrësve iu shpërnda edhe doracaku për bashkëpunim ndër-komunal, i cili në mënyrë të thjeshtëzuar paraqet procedurat për BNK.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje